Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ligji për inspektimin/ Cilat janë 14 institucionet që do t’i nënshtrohen riorganizimit
14 institucione do t’i nënshtrohen riorganizimit sipas ligjit për inspektimin, theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit transferohen në inspektoratet e reja qendrore, që do të krijohen sipas fushave të inspektimit, që mbulojnë ministritë përgjegjëse. “Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe institucionet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2 për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi”, theksohet...