Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ligji i ri për bashkëpronësinë: Fundi i “pallateve pa zot”, nëse s’paguan detyrimet përfundon tek përmbarimi
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, pallatet prej vitesh janë kthyer në një arenë debatesh të pafundme mes fqinjësh, ku secili rregullon sipas dëshirës hapësirën e tij personale, ndërsa pjesët e përbashkëta mbeten shpesh të lëna pas dore. Fasadat kthehen në mozaik ndërhyrjesh të ç’rregullta, ashensorët nuk mirëmbahen, shkallët janë në gjendje të mjerueshme dhe askush nuk mban përgjegjësi për asgjë. Të gjithë pretendojnë pronë, por askush nuk kujdeset për detyrat që sjell bashkëjetesa. Kjo ka qenë situata për shumë kohë në mungesë të një ligji të qartë që të rregullojë bashkëpronësinë në ndërtesa. Por kjo pritet të ndryshojë me hyrjen...