“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka mbrojtur në Kuvend aktin normativ për tubimet, duke argumentuar se ndërhyrja ligjore ishte e nevojshme për shkak të situatës së krijuar gjatë protestave dhe sulmeve ndaj institucioneve shtetërore dhe private në Tiranë. Gjatë diskutimeve në Kuvend, Demo deklaroi se në momentin kur akti normativ u miratua, Policia e Shtetit, bizneset private dhe disa institucione të rëndësishme, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit dhe Bankën e Shqipërisë, ishin përballur me sulme që ai i cilësoi barbare. Sipas ministrit, dhuna ndaj institucioneve dhe sistemit juridik përbën një situatë jashtë normalitetit dhe kërkon reagimin e shtetit për garantimin e rendit kushtetues. Ministri pranoi se gjatë protestave ka pasur shoqërime të personave të përfshirë në akte dhune, ndërsa theksoi se...
Burimi:
javanews.al