Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ligj i ri për parandalimin e konfliktit të interesave, ekspertët nisin konsultimet e para në Kuvend
U zhvillua tryeza e parë e konsultimit publik për draftimin e projektligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i cili po përgatitet nga një grup pune i përbërë nga Ekspertë të GENL dhe Sekretariatit Teknik të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Ekspertët po mbështeten me asistencë nga ekspertë të Këshillit të Europës. Në takim morën pjesë përfaqësues nga pushteti qëndror, institucionet publike, organizata të shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertë të fushës. Në nisje të mbledhjes, Kryetari...