Liga e Kombeve: Yamal i jashtëzakonshëm, Spanja e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Kroacisë. Mungon goli në Pragë

Liga e Kombeve: Yamal i jashtëzakonshëm, Spanja e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Kroacisë. Mungon goli në Pragë

29 Shtator 2026 21:37 Telesport Spanja e ka mbyllur në avantazh 2-1 pjesën e parë ndaj Kroacisë, në sfidën që po luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla. Ishte Lamine Yamal që gjeti golin në minutën e 2-të me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas një kundërsulmi model të spanjollëve dhe asistit të Alex Baena. Në minutën e 28-të, Kroacia barazon shifrat me golin e shënuar nga Dion Drena Beljo, i cili gjeti rrjetën me kokë, pas krosimit perfekt të Ivan Perisic. Në minutën e 31-të, Marc Pubill rikthen në avantazh Spanjën, duke shënuar me kokë, pas krosimit të Lamine Yamal. SHIKOGOLAT Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, pjesa e parë mes Rep. Çeke dhe Anglisë, është mbyllur në barazim 0-0....