Liga e Kombeve: Spanja nuk njeh kundërshtarë. Anglia tregon forcën në pjesën e dytë (video)

Liga e Kombeve: Spanja nuk njeh kundërshtarë. Anglia tregon forcën në pjesën e dytë (video)

Spanja dhe Anglia kanë bërë më së miri detyrën në ndeshjet respektive në Ligën A. Spanja fitoi 4-1 ndaj Kroacisë, në sfidën e luajtur në “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla. Ishte Lamine Yamal që gjeti golin në minutën e 2-të me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas një kundërsulmi model të spanjollëve dhe asistit të Alex Baena. Në minutën e 28-të, Kroacia barazon shifrat me golin e shënuar nga Dion Drena Beljo, i cili gjeti rrjetën me kokë, pas krosimit perfekt të Ivan Perisic. Në minutën e 31-të, Marc Pubill rikthen në avantazh Spanjën, duke shënuar me kokë, pas krosimit të Lamine Yamal. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Spanjën. Në minutën e 63-të, ishte Lamine Yamal që shënoi golin e...