Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos
Shqipëria zbret sonte në fushë për ndeshjen e katërt në Grupin 1 të Ligës së Kombeve, teksa në stadiumin “Arena Kombëtare” përballet me San Marinon, në orën 20:45. Trajneri Rolando Maran pritet t’i qëndrojë besnik formacionit dhe idesë së lojës që ndoqi në ndeshjen ndaj Finlandës, me ndryshimet që vijnë kryesisht për shkak të mungesave të detyruara. Në portë do të jetë Mario Dajsinani. Portieri u konfirmua nga Maran në konferencën për shtyp, pasi Etrit Berisha është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Finlandës, ndërsa Alen Sherri është i dëmtuar. Edhe në mbrojtje pritet të ketë një ndryshim, në varësi të gjendjes fizike të Ardian Ismajlit. Nëse mbrojtësi nuk do të jetë gati, në vendin e tij pritet të aktivizohet...
Burimi:
javanews.al