Liga e Kombeve/ Haaland i jep goditje DanimarkEs, Portugalia “skuqet” por rikthehet te fitorja

Liga e Kombeve/ Haaland i jep goditje DanimarkEs, Portugalia “skuqet” por rikthehet te fitorja

Tetë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kombeve janë tashmë të përcaktuara. Portugalia dhe Norvegjia janë dy përfaqësueset e fundit që kanë siguruar një vend mes tetë më të mirave, pas dy ndeshjeve spektakolare të zhvilluara në mbrëmjen e sotme. Portugalia ka triumfuar 2-3 në transfertën ndaj Uellsit, në një sfidë të mbushur me emocione. Bruno Fernandes, Pedro Neto dhe Carlos Forbs ishin autorët e golave për luzitanët, të cilët arritën të ruanin avantazhin edhe pse luajtën me një lojtar më pak në minutat e fundit. Pedro Neto u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72-të, duke lënë Portugalinë në inferioritet numerik. Megjithatë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare dhe skuadra e drejtuar nga trajneri portugez festoi fitoren 2-3 dhe...