Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Dy lojtarë të kombëtares shqiptare të futbollit janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 4-t të Nations League nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore. Kristjan Asllani, heroi i sfidës ndaj San Marinos, është vlerësuar me notën maksimale (10), po aq sa Olise i Francës. Në 11-en më të mirë të ndeshjeve të katërta të Nations League është përfshirë edhe Elseid Hysaj, i cili është vlerësuar me notën 7.9. Shqipëria kryeson grupin C1 në Ligën e Kombeve me 9 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura.