Studiuesit: Gjatësia e kofshës mund të zbulojë rrezikun për diabet, si ta bëni testin në shtëpi

Studiuesit: Gjatësia e kofshës mund të zbulojë rrezikun për diabet, si ta bëni testin në shtëpi

Një test i ri online, i quajtur MEDWACS, synon të identifikojë personat që mund të kenë rrezik të lartë për paradiabet ose diabet të tipit 2 të padiagnostikuar. Testi mund të kryhet në shtëpi pa analiza gjaku dhe bazohet në 7 të dhëna të thjeshta, si mosha, gjinia, pesha, tensioni i gjakut dhe gjatësia e kofshës. MEDWACS u zhvillua me ndihmën e Inteligjencës Artificiale nga studiues të Universitetit Teknik të Danimarkës dhe nefrologu italian Umberto Maggiore, i cili është i specializuar në sëmundjet e veshkave, një nga ndërlikimet më të shpeshta të diabetit. Studiuesit analizuan të dhëna shëndetësore të mbledhura për 30 vite dhe zgjodhën treguesit që mund të ndihmojnë në vlerësimin e rrezikut. Parametri më i pazakontë i testit është padyshim gjatësia e kofshës....