“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Java ka nisur me një bashkim fantastik të Mërkurit me Uranin te Binjakët, gjë që përshpejton kohën, informacionin dhe lëvizjen. Duhet të bëjmë kujdes me ritmin dhe të ecim shtruar, pasi kjo hyrje mund të sjellë të papritura. Hëna e Re te Demat, që ndodhi të shtunën, ndihmon fillimet e reja që janë të mirëorganizuara dhe të strukturuara. Marsi gjithashtu ndodhet te Demat, duke përforcuar nevojën për planifikim dhe projektim. Venusi kalon te Gaforrja, duke e bërë atmosferën më të ngrohtë dhe njerëzit më të kujdesshëm e tolerantë me njëri-tjetrin. Në raport me financat, ky pozicion na bën më menaxhues...