Vitamina Q10: Sekreti i energjisë, lëkurës rinore dhe shëndetit të zemrës
Vitamina Q, e njohur gjithashtu si koenzima Q10 ose ubikinona, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet për rolin e saj kyç në energjinë dhe mirëqenien e trupit. Kjo molekulë, e prodhuar natyrshëm nga organizmi dhe e pranishme në çdo qelizë, ndihmon trupin të shndërrojë ushqimin në energji dhe ka efekt të fuqishëm antioksidues, duke ngadalësuar procesin e plakjes së qelizave. Koenzima Q10 luan rol të rëndësishëm në funksionimin e organeve si zemra, mëlçia, pankreasi dhe veshkat, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë më të tonifikuar dhe të rinovuar. Për këtë arsye, përdoret shpesh edhe në kremrat kundër rrudhave dhe produkte kozmetike rinovuese. Një nga përfitimet më të njohura të vitaminës Q është lufta kundër lodhjes...
Burimi:
syri.net