Vaksina ndaj Covid mbron edhe zemrën, studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Vaksina ndaj Covid mbron edhe zemrën, studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Një studim i ri ka zbuluar se vaksina e përditësuar kundër Covid-19 nuk mbron vetëm nga infeksioni, por lidhet edhe me një ulje të ndjeshme të rrezikut për infarkt, goditje në tru dhe komplikacione të tjera serioze kardiovaskulare. Sipas kërkimit, të publikuar në revistën shkencore JAMA Internal Medicine, personat e vaksinuar kishin afro 38% më pak rrezik për të përjetuar ngjarje të rënda kardiovaskulare të lidhura me infektimin nga Covid-19. Studiuesit analizuan të dhënat e afro 1 milion të moshuarve amerikanë gjatë viteve 2024–2025. Ata krahasuan personat që kishin marrë vetëm vaksinën sezonale të gripit me ata që ishin vaksinuar si kundër gripit, ashtu edhe kundër Covid-19. Pas një ndjekjeje mesatare prej tetë muajsh, rezultoi se grupi i vaksinuar kundër Covid kishte 37.7% më pak...