“Ulet ndjeshëm koha e pritjes për skanerin, rezonancën dhe koronarografi”

“Ulet ndjeshëm koha e pritjes për skanerin, rezonancën dhe koronarografi”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se është reduktuar ndjeshëm koha e pritjes për një sërë shërbimesh diagnostikuese dhe procedurash të specializuara në spitale. Sipas saj, kjo ka ndodhur si rezultat i reformave të ndërmarra në sistemin shëndetësor. Nga të dhënat e 6-mujorit të parë të 2026 të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë , koha mesatare e pritjes për CT (skaner) është ulur nga 24.3 ditë në vitin 2025 në vetëm 7.8 ditë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Edhe për MRI (Rezonancë Magnetike) është regjistruar një përmirësim, me kohën e pritjes që ka rënë nga 80.3 ditë në 72.3 ditë. Reduktimi më i madh është shënuar për koronarografinë, ku koha e pritjes ka zbritur nga 111 ditë në vitin 2025...