Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe me një shtim të virozave, të cilat sipas bluzave të bardha paraqiten kryesisht si gastroenterite, me simptoma si të vjella, temperaturë, dhimbje barku dhe diarre. “Ka një shtim të virozave në verë sidomos kur ka një shkëputje të temperaturave nga të ftohta në menjëherë të nxehta. Praktikisht numri i pacientëve të rasteve akute ka një shtim, mund të jetë 7-8 raste në ditë por për këshillim thuajse janë të gjithë pacientët, mosha pediatrike, dhe geriatrike duhet t’ju japim këshillim të vazhdueshëm në këtë periudhë. Gjatë gjithë vitit ka viroza, kryesisht në stinën e verës ato paraqiten si gastroenterite dhe kapin traktin gastrointestinal, ndërsa në dimër kapin traktin respirator”, Melsena Hasanaj, mjeke familje. Me qëllim parandalimin e virozave gjatë kësaj...