Stimulim në tru – trajtim i ri jep shpresë për fëmijët me autizëm
Një metodë e re stimulimi të trurit mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësive sociale tek fëmijët me autizëm, sugjerojnë studiuesit. Shkencëtarë në Kinë zbuluan se kjo terapi jo-invazive, e cila përdor impulse magnetike të aplikuara në kokë, solli përmirësime afatshkurtra në komunikimin social dhe gjuhë pas vetëm pesë ditësh trajtimi. Megjithatë, ekspertët e vlerësojnë këtë zhvillim si “premtues”, duke theksuar se rezultatet janë ende paraprake dhe duhet të konsiderohen si një shtesë e mundshme ndaj metodave ekzistuese të mbështetjes, si terapia e të folurit dhe programet edukative. Autism Spectrum Disorder ndikon në mënyrën se si individët komunikojnë, ndërveprojnë dhe përjetojnë botën. Sipas të dhënave, kjo gjendje prek rreth një në 31 fëmijë dhe një në 45 të rritur në SHBA. Shumë fëmijë me autizëm...
Burimi:
syri.net