Sot ‘Dita Botërore pa Duhan’, Instituti i Shëndetit Publik: Thyeni zinxhirët e varësisë
Sot është ‘Dita Botërore pa Duhan’. Miliona qytetarë në mbarë botën vuajnë nga varësia e duhanit dhe rrjedhimisht edhe nga pasojat shëndetësore që sjell ky ves. Përmes një reagimi, Instituti i Shëndetit Publik shkruan se kompanitë e duhanit dhe nikotinës i dizajnojnë qëllimisht produktet e tyre për të krijuar varësi. ISHP shkruan gjithashtu se zinxhirët e varësisë mund të thyhen dhe përfitimet për ata që lënë duhanin janë thuajse të menjëhershme në shëndetin e popullatës. Reagimi i Institutit të Shëndetit Publik: Sot është #DitaBotërorePaDuhan Kompanitë e duhanit dhe nikotinës i dizajnojnë qëllimisht produktet e tyre për të krijuar varësi. Sheqernat, aromatizuesit dhe agjentët freskues e maskojnë ashpërsinë e nikotinës, në mënyrë që të pini më shumë duhan dhe të bëheni më shpejt të varur prej...
Burimi:
sot.com.al