Skizofrenia, të verbrit nga lindja nuk preken

Skizofrenia, të verbrit nga lindja nuk preken

Të verbrit nga lindja nuk sëmuren kurrë nga skizofrenia. Në 70 vite studime të vazhdueshme, asnjë rast i tillë nuk është dokumentuar dhe as nuk ka ndodhur, dhe zbulimi i arsyes mund të ndihmojë shumë mjekësinë për të kuruar këtë sëmundje. Sipas ekipit kërkimor të Universitetit Kingston në Londër, motivi që qëndron pas këtij fakti mund të jetë ajo pjesë e trurit e aktivizuar për shikimin, nuk është ushtruar kurrë, çka do të thotë, se nuk mund të keqfunksionojë, sikurse ndodh tek ata që vuajnë nga skizofrenia. Arsyeja nuk qëndron në atë që personat nuk shohin, por në atë sesi truri përdor vizionin, imazhin, për të interpretuar botën. Skizofrenia, të paktën pjesërisht, është problem perceptimi, truri krijon pritshmëri mbi realitetin në mënyrë konstante duke i...