Si të qëndroni të sigurt gjatë udhëtimeve në vapë ekstreme
Teksa udhëtarët përgatiten për pushimet verore, temperaturat përvëluese po i presin në shumë destinacione. Sipas meteorologëve, kjo verë mund të karakterizohet nga temperatura mbi mesataren. Gjithashtu, zhvillimi i fenomenit El Niño mund të sjellë mot edhe më të ngrohtë më vonë gjatë vitit ose verën e ardhshme. Temperaturat e larta nuk janë thjesht të pakëndshme; ato mund të shkaktojnë rraskapitje nga nxehtësia dhe madje goditje nga nxehtësia, që mund të rrezikojë jetën. Megjithatë, udhëtarët mund të marrin masa paraprake për të shijuar pushimet duke qenë të përgatitur për vapën. “Në të njëjtën mënyrë që përgatitemi për udhëtime në kushte të ftohta, duhet të fillojmë të mendojmë edhe për mënyrat se si të qëndrojmë të sigurt gjatë muajve të verës,” tha dr. AlexanderAzan nga NYU LangoneHealth,...
Burimi:
syri.net