Si mund të parandalohen 45% e rasteve të demencës?
Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen ose të shtyhen në kohë përmes një stili jetese të shëndetshëm dhe masave të thjeshta parandaluese. Ky është përfundimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila publikoi udhëzimet e reja për uljen e rrezikut të rënies njohëse dhe demencës. Sipas OBSH-së, mbi 57 milionë njerëz jetojnë aktualisht me demencë në mbarë botën, ndërsa çdo vit regjistrohen rreth 10 milionë raste të reja. Sëmundja e Alzheimerit mbetet forma më e zakonshme e demencës, duke përbërë 60–70% të të gjitha rasteve. Edhe pse ende nuk ekziston një kurë përfundimtare për demencën, ekspertët theksojnë se shumë faktorë rreziku mund të kontrollohen. Pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit, izolimi social, mungesa e aktivitetit fizik, ndotja e...
Burimi:
syri.net