Shtatzënia në verë: çfarë duhet të dini për të përballuar vapën
Periudha e verës mund të jetë veçanërisht e vështirë për gratë shtatzëna, pasi temperaturat e larta rrisin lodhjen, djersitjen dhe shqetësimet që shoqërojnë shtatzëninë. Megjithatë, me disa zakone të thjeshta dhe rregullime në rutinën e përditshme, kjo periudhë mund të përballohet më lehtë dhe më komodisht. Një nga faktorët më të rëndësishëm gjatë ditëve të nxehta është marrja e mjaftueshme e lëngjeve. Gratë shtatzëna rekomandohet të hidratohen rregullisht gjatë gjithë ditës, ndërsa në kushte të temperaturave të larta, sasia e ujit duhet të rritet, veçanërisht nëse qëndrojnë jashtë për periudha të gjata. Përveç ujit, mund të konsumohen edhe pije elektrolitike me përmbajtje të ulët sheqeri, për të ndihmuar në zëvendësimin e mineraleve të humbura përmes djersitjes. Gjatë muajve të verës rekomandohet shmangia e ekspozimit në...
Burimi:
syri.net