Shkenca zbulon 5 sinjalet që tregojnë se truri juaj ka nevojë urgjente për pushim
Një studim i vitit 2011 mbi gjyqtarët zbuloi diçka tronditëse, në orët e para të ditës, të burgosurit kishin rreth 65% mundësi për të marrë lirim me kusht. Por, ndërsa seanca vazhdonte, kjo mundësi binte pothuajse në zero. Pas një pushimi, përqindja rikthehej sërish në 65%. Gjyqtarët nuk ndryshonin. As çështjet dhe as të burgosurit nuk bëheshin më “të vështirë”. Ajo që ndryshonte ishte lodhja mendore. Ky studim sot konsiderohet një nga shembujt më të fortë se si mbingarkesa kognitive ndikon në mënyrën si mendojmë, marrim vendime dhe sillemi me të tjerët, shpesh pa e kuptuar fare. Ekspertët thonë se truri nuk na paralajmëron drejtpërdrejt kur është në limitet e tij. Përkundrazi, ai dërgon sinjale që shpesh duken si shenja force apo efikasiteti. Ja pesë...
Burimi:
syri.net