Shifrat e OBSH: Hepatiti B dhe C mbeten kërcënim global, miliona të prekur në…
Hepatitet virale vijojnë të mbeten një kërcënim serioz global për shëndetin publik, pavarësisht përparimeve të arritura në vitet e fundit. Sipas një raporti të fundit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, hepatiti B dhe C shkaktuan rreth 1.34 milion vdekje gjatë vitit 2024, duke përbërë pjesën dërrmuese të fataliteteve nga kjo sëmundje në nivel botëror. Ndërkohë, përhapja e infeksionit mbetet e lartë. Çdo ditë regjistrohen mbi 4900 raste të reja, që përkthehen në rreth 1.8 milion infektime në vit. Raporti thekson se që nga viti 2015 ka pasur përmirësime të dukshme: infeksionet e reja me hepatit B janë ulur me 32%, ndërsa vdekjet nga hepatiti C kanë rënë me 12%. Tek fëmijët nën 5 vjeç, përhapja e hepatitit B ka zbritur në 0.6%, ndërsa 85 vende...
Burimi:
sot.com.al