Sa rrezikon bota nga hantavirusi?/ Mjeku infeksionist: Ka vdekshmëri të lartë, ja simptomat që shfaqen

Sa rrezikon bota nga hantavirusi?/ Mjeku infeksionist: Ka vdekshmëri të lartë, ja simptomat që shfaqen

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka komentuar shpërthimin e fundit të hantavirusit, duke theksuar se deri tani nuk ka gjasa që virusi të kthehet në pandemi globale, për shkak të transmetueshmërisë së ulët nga njeriu tek njeriu. I ftuar në nje studio televizive, Harxhi u shpreh se situata e fundit është e veçantë, pasi është shfaqur në një mjedis të mbyllur dhe të izoluar si një anije turistike me pasagjerë nga shumë vende të botës. “Nuk i ka gjasat deri tani që ky virus të kthehet në pandemi. Situata ku ka ndodhur është e veçantë, në një ambient të mbyllur në një anije me një kolektiv të izoluar”, tha ai. Sipas tij, megjithëse virusi ka vdekshmëri të lartë, mënyra e përhapjes nuk favorizon një shpërthim masiv....