Realizohet testi i parë i terapisë gjenike për rigjenerimin e qelizave
Testimi i parë i terapisë gjenike që synon rinovimin e qelizave, u realizua te një person me glaukomë. Siç raportohet nga revista Nature në faqen e saj të internetit, eksperimenti u krye në Shtetet e Bashkuara nga një kompani private, Life Biosciences e Bostonit, me qëllim aktivizimin e tre gjeneve të afta për të nxitur rigjenerimin e neuroneve në nervin optik, i cili lidh syrin me trurin dhe i cili dëmtohet tek njerëzit që vuajnë nga glaukoma. Ishte e para nga 12 ndërhyrjet e planifikuara në provën klinike. Kompania shpreson të përfshijë, në të ardhmen, njerëz me neuropati optike iskemike anteriore jo-arteritike (NAION), një gjendje serioze që shkakton gjithashtu dëmtime në nervat okularë. Terapia synon të riprogramojë vetëm pjesërisht qelizat e plakura, duke rikthyer karakteristikat e qelizave të reja pa humbur plotësisht identitetin dhe funksionin e tyre. Për ta bërë këtë, studiuesit do të përdorin vetëm tre nga katër gjenet që mund të manipulohen, për të rikthyer qelizat e rritura në një gjendje të ngjashme me qelizat staminale. Një virus që përdoret zakonisht në terapinë gjenike,...
Burimi:
syri.net