Pse noti është më i mirë se vrapi për shëndetin e zemrës

Pse noti është më i mirë se vrapi për shëndetin e zemrës

Nëse dëshironi ta mbroni zemrën tuaj në pleqëri, futuni në pishinë. Kam kaluar 30 vjet në Universitetin e Teksasit në Austin duke studiuar mënyrën se si sistemi kardiovaskular reagon ndaj ushtrimeve fizike dhe asgjë nga ato që kam zbuluar nuk i afrohet notit për sa i përket mbrojtjes së zemrës. Dëshmitë për këtë janë mbledhur prej vitesh. Një studim i rëndësishëm nga Universiteti i Karolinës së Jugut ndoqi më shumë se 40 000 burra, të moshës nga 20 deri në 90 vjeç, për më shumë se tri dekada. Notarët kishin 53 për qind më pak gjasa të vdisnin gjatë asaj periudhe sesa burrat që nuk bënin asnjë aktivitet fizik dhe 50 për qind më pak gjasa të vdisnin sesa ata që ecnin ose vraponin. Në...