Plastika dhe kozmetika – helme të rrezikshme për trupin e fëmijëve

Plastika dhe kozmetika – helme të rrezikshme për trupin e fëmijëve

Kimikatet toksike janë kudo përreth nesh - në rroba, kozmetikë, kimikate shtëpiake, paketime ushqimore - dhe ato mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e të rinjve, nervat dhe hormonet. Pasojat mund të jenë mbipesha , infertiliteti, presioni i lartë i gjakut. Testet në Gjermani tregojnë se fëmijët dhe adoleshentët janë të kontaminuar me plastifikues të ndaluar, shkruan Deutsche Welle . Plastifikues është një term i përgjithshëm për një gamë të tërë kimikatesh që u shtohen materialeve, zakonisht plastikës dhe gomës, për t'i bërë ato më të buta dhe më të lakueshme. Ato gjenden në artikuj të panumërt të përditshëm, siç janë perdet plastike të dushit, filmat transparentë, mushamatë prej PVC-je ose tubat fleksibël dhe izolimet për instalimet në shtëpi.Plastifikuesit, të quajtur ndonjëherë ftalate, gjenden edhe në...