Mjekët paralajmërojnë kujdes me zemrën gjatë verës: Mos u ekspozoni në pikun e temperaturave

Mjekët paralajmërojnë kujdes me zemrën gjatë verës: Mos u ekspozoni në pikun e temperaturave

Mjekët kardiologë kanë paralajmëruar qytetarët me sëmundje kardiovaskulare që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë verës, pasi temperaturat e larta mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve. Ministria e Shëndetësisë publikoi mesazhin e prof. asc. Daniela Teferiçi nga QSUT, e cila theksoi se popullata shqiptare renditet e para për sëmundshmëri dhe vdekshmëri nga këto patologji. Ajo shpjegoi se faktorët e rrezikut si duhani, jeta sedentare, yndyrat e larta në gjak dhe diabeti dëmtojnë organizmin në afatgjatë, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës. “Rritja e temperaturave gjatë muajve të verës mund të përbëjë një sfidë serioze për pacientët me sëmundje kardiovaskulare,” tha Teferiçi, duke shtuar se personat me predispozitë gjenetike janë veçanërisht të rrezikuar. Popullata shqiptare, nënvizoi mjekja Teferiçi siç dihet nga të dhënat dhe...