“Mënyra si menaxhohen…”/ Ndihma e parë pas aksidenteve, apeli i mjekëve: Ndihma para mbërritjes së urgjencës…
Ndihma e dhënë në mënyrë të gabuar pas një aksidenti mund të vonojë trajtimin e të lënduarit dhe në rastet më të rënda mund të çojë deri në invalidizim të tij. Shqetësimi ngrihet nga mjekët të cilët tregojnë raste që përballen në punën e tyre. “Mënyra si menaxhohen rrugët respiratore, na vijnë me çarje buzësh, me dëmtime të kavitetit oral, thyerje dhëmbësh, nuk dinë procedurën e thjeshtë ngritje mjekre…”, theksoi mjeku Agron Dogjani, kirurg në spitalin e Traumës. Mjekët apelojnë për të kontaktuar shërbimin e urgjencës dhe për të ndjekur sugjerimet e tyre, ndërsa theksojnë nevojën për më tepër edukim në dhënien e ndihmës së parë. “I lënduari ka frikë nga hemorragjia e vjen me makinën e tij në spital. Edhe pse shërbimi pitalor i...
Burimi:
sot.com.al