Kur duhet të shkosh te psikologu? Shenjat që shumica i injorojnë…
Shumica prej nesh e lidh vizitën te psikologu me momente të rënda, me kriza të mëdha apo me situata që duken të pakontrollueshme. Por e vërteta është se nuk është gjithmonë një “shpërthim” ai që të çon drejt ndihmës profesionale. Shpesh është një ndjesi e qetë, e vazhdueshme, që të ndjek çdo ditë dhe që nuk di si ta shpjegosh. Janë ato mëngjese kur zgjohesh pa energji, pa motivim dhe pa dëshirë për gjërat që dikur të bënin të lumtur. Nuk ka ndodhur asgjë e madhe, por brenda teje diçka ka ndryshuar. Janë momentet kur mendimet nuk të lënë të qetë, kur analizon çdo detaj, rikthen biseda në mendje dhe e lodh veten me skenarë që ndoshta nuk do të ndodhin kurrë. Ndonjëherë është ankthi...
Burimi:
syri.net