Konsumuesit e mishit kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në 100 vjeç

Konsumuesit e mishit kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në 100 vjeç

Një studim i gjerë i realizuar Në Kinë mbi jetëgjatësinë ka nxjerrë në pah një lidhje interesante mes konsumit të mishit dhe mundësisë për të arritur moshën 100 vjeç, veçanërisht tek gratë shumë të moshuara. Sipas rezultateve, gratë nën peshë që konsumonin mish në mënyrë të rregullt kishin deri në 44% më shumë gjasa për të arritur shekullin e jetës, krahasuar me ato që nuk konsumonin produkte shtazore. Hulumtimi u bazua në të dhënat e mbi 5,000 personave mbi moshën 80 vjeç, duke krahasuar njëqindvjeçarët me ata që nuk e kishin arritur këtë moshë. Studiuesit theksojnë se lidhja e vërejtur nuk nënkupton shkakësi të drejtpërdrejtë, por vetëm një korrelacion statistikor. Sipas autorëve të studimit, faktori i masës trupore (BMI) duket të ketë rol të rëndësishëm...