Jetëgjatësia në fokus: Si të jetojmë më gjatë dhe më shëndetshëm në epokën e teknologjisë?

Jetëgjatësia në fokus: Si të jetojmë më gjatë dhe më shëndetshëm në epokën e teknologjisë?

Fenomeni i plakjes po luftohet gjithnjë e më shumë nga njerëzit. Duke filluar që nga kujdesi për lëkurën me produkte të ndryshme kozmetike apo te injektimi i gjilpërave për të “shtrirë” vijëzat e rrudhave, plakja është duke u trajtuar gjerësisht si një dukuri e padëshiruar. Megjithëse është trajtuar në aspektin e formës e më pak në atë të përmbajtjes, plakja fillon nga brendësia e organizmit dhe prej një trupi të pashëndetshëm përkthehet edhe në uljen e viteve të jetës. Ndoshta më pak “joshëse”, por shumë më e rëndësishme për rritjen e jetëgjatësisë, është trajtimi i sëmundjeve kronike. Edhe pse njerëzit ndjekin metoda për t’i shtuar më shumë vite jetës së tyre, gjendje të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti, goditja në tru dhe kanceri janë...