Ja si përhapet paraziti që shkakton diarre të rëndë

Ja si përhapet paraziti që shkakton diarre të rëndë

Një parazit mikroskopik po infekton mijëra njerëz në SHBA këtë verë, ndërsa autoritetet shëndetësore ende po përpiqen të përcaktojnë se cilat ushqime janë burimi i infeksionit. Deri me 9 korrik, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kishin regjistruar 843 raste të konfirmuara të ciklosporiazës në 31 shtete, ndërsa mbi 1500 raste të tjera ishin në pritje të konfirmimit. Miçigani ka raportuar numrin më të lartë të rasteve, me rreth 2640 infektime deri me 13 korrik. Hetimet paraprake sugjerojnë se burimi mund të jenë marulet ose sallatat jeshile, megjithëse nuk përjashtohen ushqime të tjera. Çfarë është ciklospora? Cyclospora cayetanensis është një parazit njëqelizor që mund të shihet vetëm me mikroskop. Ai shkakton diarre, shpesh shumë të fortë, e cila mund të zgjasë për...