Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e rregullave për kontrollin e saj mund të sjellë pasoja për pacientët. Paralajmërimi vjen nga drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, i cili tha se hendeku mes përdorimit të inteligjencës artificiale dhe mbikëqyrjes së saj është sfida kryesore e momentit. Sipas OBSH-së, dy të tretat e 53 vendeve të Rajonit Europian tashmë përdorin inteligjencën artificiale për diagnostikim, ndërsa gjysma e tyre kanë chatbot-e me AI për pacientët. Por vetëm një në 12 vende ka strategji për qeverisjen e kësaj teknologjie. Vetëm 8% e vendeve kanë një strategji të posaçme për inteligjencën artificiale në shëndetësi, ndërsa pothuajse...