Implantet elastike mund të ndihmojnë në trajtimin e tensionit të lartë
Tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës dhe prek pothuajse gjysmën e të rriturve në SHBA. Rreth 1 në 10 pacientë vuajnë nga hipertensioni rezistent ndaj ilaçeve, një formë që është shumë e vështirë për t’u trajtuar. Tani, studiuesit në Universitetin PennState kanë zhvilluar një pajisje të re elastike që mund të ndihmojë në uljen e tensionit duke stimuluar një arterie të rëndësishme në trup. Pajisja quhet Caro Flex dhe është krijuar me materiale të buta dhe fleksibël të printuara në 3D. Ajo ngjitet lehtësisht në indet biologjike pa shkaktuar dëmtime. Sipas studiuesve, implantet tradicionale përdorin metale dhe plastikë të fortë që mund të irritojnë indet dhe arteriet me kalimin e kohës. CaroFlex funksionon duke stimuluar...
Burimi:
syri.net