I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve
Situata shëndetësore te fëmijët në Shërbimin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës paraqitet më e mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mjekja pediatre Manjola Shpori thotë se aktualisht numri i vizitave luhatet nga 50 deri në 60 në ditë. “Në shërbimin e pediatrisë ka qenë relativisht një situatë e qetë, pavarësisht temperaturave të larta. Ka fluks vizitash, por jo krahasimisht me vitet e kaluara. Në të njëjtën periudhë, fluksi është më i ulët. Kanë filluar gastroenteritet, sigurisht që kemi edhe gastroenterite, por jo me një fluks shumë të shtuar. Kemi pasur infeksione urinare, kemi pasur otite të shumta, të lidhura ndoshta edhe me pishinat apo larjen në det”, tha Shpori. Pavarësisht situatës pozitive, mjekja u bën apel prindërve që të...
Burimi:
javanews.al