Hipertensioni i patrajtuar, mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës/ Ja çfarë thotë mjekja
E ftuar këtë të diel në nje interviste televizive, doktoresha Marsida Duli foli në lidhje me hipertensionin, ku sipas të dhënave thuajse 1 në 2 të rritur në Shqipëri vuan nga kjo sëmundje. Sipas doktoreshës, mbajtja nën kontroll e tensionit të gjakut, ndjekja e rregullt mjekësore dhe respektimi i protokolleve të trajtimit janë thelbësore për parandalimin e dëmtimeve të veshkave dhe komplikacioneve serioze që mund të çojnë deri në dializë apo ndërhyrje kirurgjikale. “Dializa apo terapia zëvendësuese renale që quhet, rrezikon sidomos kur bëhet fjalë për një dëmtim kronik të veshkës. Edhe hipertensioni është një ndër këto shkaktarë. Hipertensioni është shkaku i dytë, është 20 deri në 30% të pacientëve që janë në dializë e kanë shkakun nga hipertensioni. Është shifër e rëndësishme. Shifër e...
Burimi:
sot.com.al