Gratë e reja mbipeshë po nxisin rritjen e diabetit

Gratë e reja mbipeshë po nxisin rritjen e diabetit

Një studim i ri zbuloi një rritje të numrit të të rinjve që zhvillojnë këtë sëmundje dhe se, në momentin e diagnostikimit, ata priren të kenë një shkallë më të lartë obeziteti sesa personat më të moshuar. Hulumtimi, i publikuar në Lancet Regional Health Europe, është i pari që shqyrton tendencat e rasteve të reja të diabetit të tipit 2 në të gjithë popullsinë e Anglisë, të ndara sipas moshës, gjinisë dhe përkatësisë etnike. Mbipesha është një shkak i njohur i diabetit të tipit 2. Komplikimet afatgjata të diabetit përfshijnë dëmtimin e enëve të gjakut që çon në sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, probleme me këmbët si ulçerat dhe infeksionet, si edhe probleme me shikimin, si retinopatia diabetike dhe verbëria. Për këtë studim, studiuesit...