Fushatë depistimi falas për 3 muaj për kancerin e qafës së mitrës, mjekët: Nëse kapet në kohë, shërohet
Prej vitit 2019, të gjitha qendrat shëndetësore në vend ofrojnë depistimin për virusin HPV (Human Papilloma Virus), i cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës. Nga 1 qershori, pjesë e programit të depistimit janë bërë edhe dy maternitetet e kryeqytetit, duke u dhënë mundësi vajzave dhe grave të kryejnë pap-testin dhe analizat përkatëse. Sipas zv.drejtorit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, Redi Hoxhallari, programi është i aksesueshëm për gratë e grupmoshës 35-55 vjeç. “Në këtë program përfitojnë të gjitha gratë e moshës 35-55 vjeç, të cilat kanë nevojë ose dëshirojnë të vlerësojnë praninë e infeksionit nga HPV. Të gjitha pacientet që i nënshtrohen këtij depistimi, në rastet pozitive, referohen sipas sistemit të referimit në dy maternitetet dhe më pas ndiqen në mënyrë të detajuar...
Burimi:
sot.com.al