Familja e ‘yllit’ të NFL-së dhuron trurin për studimin e encefalopatisë traumatike kronike
Familja e ish-lojtarit të NFL-it, Aldon Smith, ka vendosur të dhurojë trurin e tij për kërkime shkencore në Qendrën për Encefalopatinë Traumatike Kronike (CTE) në Universitetin e Bostonit, me qëllim studimin e efekteve të dëmtimeve të përsëritura në tru. Smith, 36 vjeç, ndërroi jetë papritur disa ditë më parë, vetëm disa orë pasi kishte marrë pjesë në një aktivitet bamirësie për personat e pastrehë në zonën e Gjirit të San Franciskos. Deri tani nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së tij, ndërsa familja ka angazhuar avokatët Harry Daniels, Bakari Sellers dhe Wayne Kendall për të hetuar rastin. Në një deklaratë zyrtare, përfaqësuesit ligjorë të familjes theksuan se rrethanat e vdekjes kërkojnë sqarim të plotë dhe se janë ndërmarrë hapa konkretë për ta zbardhur...
Burimi:
syri.net