Ëmbëlsuesit rezultojnë se prishin bakteret e mira të zorrëve

Ëmbëlsuesit rezultojnë se prishin bakteret e mira të zorrëve

Ëmbëlsuesit artificialë janë një zgjedhje e zakonshme për pacientët me diabet, për të cilët një lugë sheqer në kafe ose një tas me tërshërë nuk lejohet, për shkak të kufizimeve dietike shumë strikte dhe të domosdoshme për menaxhimin e sëmundjes. Dhe në këtë drejtim, një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit ka disa lajme të këqija për diabetikët: disa “ëmbëlsues të përdorur gjerësisht” ka shumë gjasa të pengojnë rritjen e baktereve të zorrëve që janë thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, përfshirë një lloj bakteri që luan rol në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Në një studim të publikuar nga Molecular Systems Biology, një revistë shkencore, ekipi shqyrtoi se si ëmbëlsuesit artificialë dhe ata me pak kalori ndikojnë te bakteret e zorrëve dhe nëse...