Ekspertët japin alarmin! Dy ushqime që i hamë çdo ditë mund të dëmtojnë zemrën pa e kuptuar
Dy ushqime shumë të zakonshme që gjenden shpesh në tryezat e përditshme mund të fshehin rrezik për shëndetin e zemrës, paralajmërojnë ekspertët e ushqyerjes. Sipas specialistëve, konsumimi i shpeshtë i produkteve të skuqura dhe të përpunuara lidhet me rritjen e mundësisë për sëmundje kardiovaskulare dhe probleme me qarkullimin e gjakut. Një nga ushqimet më të përmendura janë patatet e skuqura. Edhe pse konsumohen gjerësisht si snack apo si shoqëruese vaktesh, ato përmbajnë nivele të larta të kripës dhe yndyrnave të ngopura. Ekspertët shpjegojnë se këta përbërës mund të rrisin kolesterolin LDL, i njohur si “kolesteroli i keq”, duke favorizuar bllokimin e arterieve dhe rritjen e tensionit të gjakut. Ushqimi i dytë që ngre shqetësim është djathi i skuqur. Edhe pse shumë i preferuar në vakte...
Burimi:
sot.com.al