Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

“Me këtë vapë nuk arrij të mendoj”, “më është fikur truri” – këto janë shprehje që shumë njerëz i përdorin gjatë ditëve me temperatura ekstreme. Por sipas ekspertëve, kjo nuk është vetëm një ndjesi. Nxehtësia e madhe ndikon drejtpërdrejt edhe në funksionimin e trurit, duke ulur përkohësisht kujtesën, vëmendjen, përqendrimin dhe shpejtësinë e marrjes së vendimeve. Kur temperaturat rriten, organizmi detyrohet të përdorë një pjesë të madhe të energjisë për një mision kryesor: të largojë nxehtësinë dhe të mbajë temperaturën e trupit të qëndrueshme. “Ne nuk bëhemi më pak inteligjentë, por sigurisht bëhemi më pak efikasë në performancën mendore”, shpjegon neurologia Maria Salsone, përgjegjëse e Njësisë së Neurologjisë dhe Stroke Unit në Policlinikun San Donato në Itali. Sipas saj, ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të...