Ecja pas operacionit ndihmon shumë shëndetin

Ecja pas operacionit ndihmon shumë shëndetin

Pacientët që nisin të ecin pas një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ulin ndjeshëm rrezikun e komplikimeve dhe të rikthimit në spital, sugjeron një studim i ri. Sipas hulumtimit, për çdo 1 mijë hapa shtesë në ditë pas operacionit, gjasat për komplikime ulen me 18 për qind, rreziku për t’u shtruar sërish në spital bie me 16 për qind, ndërsa qëndrimi në spital shkurtohet me 6 për qind. Studimi, i botuar në Journal of the American College of Surgeons, analizoi të dhënat e gati 2 mijë pacientëve që iu nënshtruan operacioneve me shtrim në spital. Lidhja mes ecjes dhe rikuperimit më të mirë u vu re në lloje të ndryshme ndërhyrjesh kirurgjikale, pavarësisht gjendjes së përgjithshme shëndetësore të pacientëve. Një element i rëndësishëm i studimit ishte...