Çfarë duhet të konsumoni për një mendje më të mprehtë?
Ekspertët e shëndetit po theksojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë që ka ushqimi në funksionimin e trurit dhe ruajtjen e kujtesës. Sipas studimeve të fundit, një stil jetese i shëndetshëm mund të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë për t’u përqendruar, për të mësuar më shpejt dhe për të ruajtur një mendje aktive edhe me kalimin e viteve. Specialistët shpjegojnë se harresa nuk lidhet gjithmonë me moshën, por shpesh me mënyrën e jetesës, mungesën e aktivitetit fizik dhe konsumimin e ushqimeve të përpunuara. Në shumë raste, të moshuarit që ushqehen shëndetshëm dhe qëndrojnë aktivë fizikisht rezultojnë të kenë kujtesë më të fortë sesa të rinjtë me stil jetese sedentare. Ndër ushqimet më të rekomanduara për trurin janë perimet me gjethe jeshile, drithërat dhe kikirikët, të cilët janë...
Burimi:
syri.net