Ankthi i verës tek më të vegjlit – si t’i njohim shenjat e para dhe ta ndihmojmë fëmijën

Ankthi i verës tek më të vegjlit – si t’i njohim shenjat e para dhe ta ndihmojmë fëmijën

Për shumë familje, vera është sinonim i lirisë, relaksimit dhe një pushimi nga detyrat shkollore. Megjithatë, për disa fëmijë dhe adoleshentë, kalimi nga një vit shkollor i strukturuar në një ritëm më të relaksuar veror mund të shkaktojë ankth. Fëmijët ia dalin mbanë më mirë në rrethana të parashikueshme - gjatë vitit shkollor ata e dinë kur të zgjohen, ku po shkojnë dhe çfarë pritet prej tyre. Vera sjell ndryshime të papritura në ato rutina, dhe ndërsa disa fëmijë mezi presin një orar më të relaksuar, të tjerët mund të ndihen në siklet pikërisht për shkak të mungesës së strukturës, shkruan Dr. Liz Nissim për Psychology Today. Si ta dalloni ankthin e verës Fëmijët shpesh nuk mund ta thonë qartë: "Ndihem i shqetësuar". Në vend...