Menaxhojnë kohën dhe janë më produktivë, njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit që zgjohen herët
Zgjimi herët në mëngjes nuk lidhet vetëm me disiplinën apo rutinën, por edhe me disa karakteristika që studiuesit i konsiderojnë të rëndësishme për suksesin dhe mirëqenien personale. Sipas disa kërkimeve mbi stilin e jetesës, njerëzit që zgjohen në agim priren të kenë tipare që sot po bëhen gjithnjë e më të rralla. Ekspertët shpjegojnë se personat që e nisin ditën herët zakonisht janë më të organizuar dhe planifikojnë më mirë aktivitetet e tyre. Ata kanë tendencë të menaxhojnë kohën në mënyrë më efikase dhe të jenë më produktivë gjatë gjithë ditës. Një tjetër karakteristikë që vihet re është niveli më i lartë i lumturisë dhe kënaqësisë me jetën. Sipas studiuesve, njerëzit që zgjohen herët ndihen më të qetë emocionalisht dhe arrijnë të ruajnë më lehtë...
Burimi:
sot.com.al