Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares, nxirja pas pushimeve zbuloi sëmundjen e rëndë që mjekët nuk e vunë re

Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares, nxirja pas pushimeve zbuloi sëmundjen e rëndë që mjekët nuk e vunë re

Një pushim familjar në Spanjë u kthye në një makth për një 29-vjeçare nga Britania, pasi nxirja e pazakontë e lëkurës rezultoi të ishte shenjë e një sëmundjeje të rrallë dhe potencialisht vdekjeprurëse. Poppy Guy udhëtoi drejt Malagës, por pas pushimeve, ajo vuri re se lëkura e saj po errësohej në mënyrë të pazakontë, deri në një ngjyrë shumë të theksuar kafe të errët. “Barku im ishte gati i zi. Të gjithë pyesnin pse isha bërë kaq e errët”, tregoi ajo. Por ndryshimi i ngjyrës së lëkurës shoqërohej edhe me simptoma të tjera shqetësuese. Poppy vuante nga të vjella të përditshme, marramendje, dobësi ekstreme dhe vështirësi në frymëmarrje. Ajo kishte kërkuar ndihmë mjekësore disa herë, por sipas saj, simptomat i ishin atribuar ankthit. E shqetësuar,...