Harroje hekurin/ Metodat e thjeshta që i bëjnë rrobat të duken perfekte kudo që ndodhesh
Nëse je në udhëtim dhe rrobat të janë rrudhur, ka disa mënyra të thjeshta për t’i rregulluar pa përdorur hekur. Një prej zgjidhjeve më të shpejta është përdorimi i tharëses së flokëve. Rrobat vendosen të shtrira në një sipërfaqe të sheshtë dhe më pas u fryhet ajër i ngrohtë nga një distancë e afërt. Me lëvizje të vazhdueshme, rrudhat fillojnë të zbuten. Për rezultate më të mira, mund të spërkaten pak me ujë përpara. Një tjetër mënyrë është përdorimi i avullit të dushit. Rrobat varen në banjo dhe lihen disa minuta me ujin e nxehtë të hapur, duke krijuar avull që ndihmon në drejtimin e pëlhurës.Gjithashtu, mund të vendoset një peshqir pak i lagur mbi rroba dhe të shtypet lehtë me duar për të zbutur...
Burimi:
sot.com.al