A ekziston shqisa e gjashtë?
Shkenca, megjithatë, preferon ta quajë intuitë. Shqisa e gjashtë nuk ka asnjë lidhje me parandjenja misterioze apo me perceptime jashtëshqisore, por është rezultat i përvojave që kemi fituar më parë Sa herë na ka ndodhur të mendojmë për një person që nuk e kemi dëgjuar prej kohësh dhe, papritur, ai na telefonon? Ose të përballemi me një sfidë duke pasur një parandjenjë për rezultatin e saj? Ose, sapo t’i shtrëngojmë dorën dikujt që sapo kemi njohur, të ndiejmë menjëherë një afërsi të veçantë me të, ose, përkundrazi, të krijojmë një ndjesi refuzimi? Këtë e quajnë “shqisa e gjashtë”, një lloj instinkti që drejton në mënyrë të pavetëdijshme veprimet tona. Të tjerë, më saktë, e quajnë intuitë: një aftësi për të arritur njohje të menjëhershme, e...
Burimi:
vizionplus.tv